Një fëmijë rreth pesëvjeçar është gjetur pa shenja jete në fshatin Raskovë të Obiliqit, të premten në mbrëmje.
Siç ka bërë të ditur Policia, fëmija ishte raportuar si i zhdukur rreth orës 18:15 dhe dyshohej se kishte rënë në lumë. Trupi i tij u gjet dy orë më pas.
“Rreth orës 18:15, është pranuar informata ndërlidhur me dyshimet për rënien në lum të një fëmije rreth pesë vjeç, në fshatin Raskovë të komunës së Obiliqit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast ka vijuar kërkimet dhe gjurmimet në terren. Rreth orës 20:30 është raportuar për gjetjen e trupit të fëmijës, por fatkeqësisht pa shenja jete. Aktualisht po trajtohen rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Për lajmin fillimisht njoftoi Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.
“Pas një alarmi të marrë për zhdukjen e një fëmije 4-vjeçar në Raskov të Komunës së Obiliqit, pjesëtarët e shoqatës u aktivizuan në kohë rekorde. Pas kërkimeve intensive së bashku me Policinë e Kosovës dhe bashkëfshatarët u bë e mundur gjetja e fëmijës 4-vjeçar, por fatkeqësisht pa shenja të jetës. Ngushëllime familjes dhe fshatit Raskov për këtë humbje të madhe”, thuhej në njoftim të kësaj shoqate.
-
Vdiq fëmija që u gjet në lumin e Gadimes
-
Gjendet e vdekur një 48-vjeçare në Raskovë të Obiliqit
-
Gjendet i vdekur një person në Obiliq, policia nis hetimet
-
Gjendet i vdekur personi që u zhduk para pesë ditësh në Vuçë të Leposaviqit
-
Një person gjendet pa shenja jete në Obiliq, policia në trajtim të rrethanave të vdekjes