Kronikë

Gjendet një trup i varrosur në mënyrë të pazakontë gjatë hapjes së një varri të ri në Prizren

Gjatë mihjes në varreza për të hapur një varr për një rast vdekje punëtoret kanë vërejtur një trup të veshur me rroba, të mbështjellë me batanije dhe të varrosur pa dërrasa dhe pa gjësende tjera, i varrosur në mënyrë të pa zakontë.

Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë përkatëse policore. Hetimet në lidhje me rastin do t'i kryejë njësia për hetimin e krimeve të luftës.