Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet një trup i pajetë në Gjilan

Një i moshuar është gjetur i vdekur sot në rrugën Gjilan-Ferizaj.

Ismet Hashani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit e ka konfirmuar lajmin për Koha.net, duke bërë të ditur se vdekja e këtij 63 vjeçari ishte e natyrshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Trupi nuk është dërguar fare për obduksion, pasi kjo ishte vdekje e natyrshme dhe me urdhër të prokurorit trupi i është dërguar familjarëve”, ka thënë Hashani.

Hashani gjithashtu ka treguar se i dyshuari mund të ketë qenë i sëmurë dhe ka pësuar ndonjë sulm pasi gjatë asaj kohe ai ishte duke shkuar drejt mjekut për kontroll.