Një person është gjetur pa shenja jete pasditen e së martën në Rahovec, ka njoftuar Policia.
Sipas Policisë, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.