Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet një person i pajetë në Milloshevë të Obiliqit

Shiriti i policise

Një person, i raportuar i zhdukur që nga 9 shkurti, është gjetur pa shenja jete në fshatin Milloshevë të Obiliqit.

Rastin e kishte njoftuar një person tjetër, i cili po kalonte rastësisht në fushat e fshatit dhe hasi në një trup të pajetë dhe menjëherë lajmëroi policinë.

Personi i vdekur është nga Vushtrria, njofton Policia e Kosovës.

“Viktima është raportuar si person i zhdukur më 09.02.2021 në Vushtrri. Me vendim të prokurorit trupi pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.