Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet një kasetë-bombë në Arllat

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, një person ka njoftuar në Polici se derisa po punonte me ekskavator në oborrin e shtëpisë së tij ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes në Arllat të Drenasit.

Patrulla policore ka lokalizuar dhe siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-ës, ka identifikuar mjetin.

Bëhet fjalë për kasetë-bombë e cila është shkatërruar në vendin e ngjarjes pa asnjë problem.