Trupi i pajetë i një 85 vjeçari është gjetur pasditen e sotme në rrjedhën e Lumit Buna, në fshatin Zues të Shkodrës.
Policia ka bërë të mundur identifikimin e viktimës, i cili është shtetasi Hydajet Leva, banues në lagjen “Qemal Stafa”. Ai rezulton i larguar nga banesa rreth 3-4 orë para se të gjendej i pajetë.
Policia njofton se nga këqyrja e jashtme e kufomës rezulton se nuk ka shenja dhune dhe mendohet për një ngjarje aksidentale./TCH
Artikuj të ngjashëm
-
Detaje nga gjetja e 65-vjeçares pa shenja jete në Lumbardh
-
Gjendet edhe trupi i gruas në lumin Buna
-
Një 65-vjeçar nga Kosova dyshohet të ketë rënë në lumin Buna derisa po peshkonte
-
Gjendet i vdekur një person në Podujevë
-
Gjendet pa shenja jete në lumin Klina një 66-vjeçar, ishte zhdukur dy ditë më parë