Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur një person, shtetas gjerman, pa shenja jete në banesën ku po jetonte në Gjakovë.
“Pas kërkesës së një bashkëpunëtoreje për verifikimin të një shtetasi gjerman mbi situatën shëndetësore të tij, Policia së bashku me pronarin e banesës ku banonte shtetasi gjerman dhe me urdhër të prokurorit kujdestar ka hyrë në banesë dhe ka gjetur viktimën të shtrirë në krevat. Në vendngjarje ka dalë mjeku kujdestar që ka konfirmuar vdekjen e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas njoftimit, rasti është hapur si “vdekje e dyshimtë” dhe se trupi i pajetë është dërguar për ekzaminim shtesë në Institutin e Mjekësisë Ligjore.