Një person në Gjakovë është gjetur i vdekur të enjten.
Sipas raportit të Policisë, ankuesi mashkull ka informuar se në shtëpinë e tij ka gjetur pa shenja jete viktimën mashkull, transmeton Koha.net.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.