Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një burrë kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Graçanicë.
Sipas njoftimit, me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion.
“Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në venin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ndihma e shpejtë. Mjeku përgjegjës ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm