Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet i vdekur një burrë në Viti

Policia e Kosovës

Ilustrim

Në Viti është iniciuar një vdekje e dyshimtë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë një burrë është gjetur afër një fabrike i shtrirë në tokë pa shenja jete, të mërkurën.

Policia ka bërë të ditur se afër viktimës është gjetur një veturë me targa vendore në të cilën janë gjetur dokumentet e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të Policisë dhe ekipi mjekësor, ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.