Kronikë

Gjendet i vdekur një 30-vjeçar në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja jetë të premten në fshatin Rimanishë të Prishtinës.

Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas tij, policia ka nisur hetimet për rastin që po e cilëson si vdekje e dyshimtë.

“Rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në fshatin Rimanishtë të komunës së Prishtinës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull rreth 30 vjeç. Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë Borovci.