Një zbulim makabër është bërë në Itali, ku kufoma e një shqiptari është gjetur krejt e zhveshur dhe e groposur.
Zbulimi u bë në malin Cornizzolo, pranë liqenit të Comos në një zonë pyjore, ditën e diel, gjatë një pastrimi që po i bëhej zonës pyjore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga verifikimet e kryera, në sajë të gjurmëve të gishtërinjve rezultoi se viktima është Besnik Metaj, 39-vjeç, transmeton noa.
Viktima rezultonte me precedentë penalë në fushën e narkotikëve. Zbulimi u bë nga punonjësit që po merreshin me pastrimin e zonës pyjore, pasi një pjesë e fytyrës ishte lënë jashtë.
Ai rezulton i vrarë me dy plumba në kokë, ndërsa mendohet se është çuar në zonën malore për t’u ekzekutuar dhe është groposur më tej për të humbur gjurmët.
Dyshohet se krimi është kryer rreth një muaj më parë, për shkak se kufoma kishte nisur të dekompozohej.