Një 46-vjeçar është gjetur i plagosur në kokë në Gjakovë.
Sipas njoftimit nga Policia, viktima është gjetur nga disa dëshmitarë në vendin e quajtur Shkugezë me disa plagë në kokë që dyshohet se janë shkaktuar nga arma e zjarrit.
“Viktima i moshës 46 vjeç është gjetur sipas ekipeve mjekësore me shenja jete, i njëjti është dërguar në emergjencë. Po ashtu në vendin e ngjarjes është gjetur një pistoletë dhe automjeti i viktimës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë te gjitha njësite përgjegjëse ndërsa viktima është dërguar në QKUK në gjendje të rëndë”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Kohën.
Policia thotë se nuk dihen shkaqet e këtij incidenti.
“Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë gjetur një gëzhojë në afërsi dhe një armë zjarri, po ashtu dhe automjeti. Provat janë tërhequr nga vendi i ngjarjes. Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori kujdestar. Rasti nën hetime” thuhet tutje në përgjigje.