Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën është gjetur një 40-vjeçare pa shenja jete te penda e Livoçit.
Dyshimet janë se ajo ka kryer vetëvrasje.
“Stacioni Policor Gjilan sot me datën 23.10.2023 rreth orës 14:47 ka pranuar informacion përmes linjës 192 ku dyshohet se një femër kosovare shqiptare është vetëvrarë te penda e Livoçit. Njësitet policore i janë përgjigjur menjëherë thirrjes, është njoftuar edhe emergjenca e spitalit të Gjilanit dhe njësiti i zjarrfikëseve. Nga vendi i ngjarjes raportohet se sipas mjekut kujdestar viktima femër rreth 40 vjeçare është pa shenja jete. Në lidhje me rastin janë njoftuar njësite policore relevante të cilat janë duke i hetuar rrethanat e rastin në koordinim me prokurorin e shtetit”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Prokuroria po e trajton rastin si “vdekje e dyshimtë”, ndërsa trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
-
Gjendet pa shenja jete në Livoç personi që u raportua i zhdukur një ditë më parë
-
Gjendet e vdekur një grua në Gjilan, Policia nis hetimet
-
Gjendet i vdekur një person në Gjilan, dyshohet se u hodh te penda e Livoçit
-
Një 52-vjeçar gjendet i vdekur në Gjilan
-
Një 50-vjeçar gjendet i vdekur në Bilinicë të Gjilanit