Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet e vdekur një grua në Pejë

Foto ilustrim

Një grua është gjetur pa shenja jete në një banesë në Pejë, ka njoftuar policia të shtunën.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Në një banesë është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.