Një grua 62-vjeçare është gjetur e vdekur të enjten në mesditë, në shtëpinë e saj në Prizren.
Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, toger Shaqir Bytyqi i cili ka thënë se për rastin është raportuar rreth orës 12:45.
Sipas tij, e ndjera jetonte e vetme në shtëpi.
“Po sot rreth orës 12:45, është raportuar se një grua e lindur ne vitin 1960, e cila jetonte e vetme ne shtëpi, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj”, ka thënë Bytyqi.
Ai ka shtuar se policia po e trajton rastin si hetim i vdekjes.