Një grua 34-vjeçare është gjetur e vdekur në Graçanicë, ka njoftuar Policia e Kosovës të enjten.
Sipas njoftimit, rasti është iniciuar si “hetim mbi vdekjen”.
Vdekjes e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
“Aktualisht policia në koordinim me Prokurorinë ka nisur dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do të ndihmonin hetimin dhe sqarimin e rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq në një përgjigje, Prokuroria ka thënë se është duke e trajtuar rastin.
“Pas pranimit të informatës nga policia, prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të njëjtit trupi i pa jetë është dërguar në IML për t’iu bërë obduksioni, ndërsa rasti është iniciuar “hetim mbi vdekjen”. Prokuroria në koordinim me policinë është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për t’i ndriçuar rrethanat e këtij rasti”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.
LEXO EDHE: