Një vajzë 2-vjeçare është gjetur e vdekur në fshatin Zallq të Istogut.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, në një përgjigje për Kohën ka bërë të ditur se fëmija është gjetur në një bazen të vogël në shtëpinë e saj, ku dyshohet ta ketë humbur jetën.
“Rreth orës 12 është njoftuar Policia se në fshatin Zallq të komunës së Istogut një vajzë e moshës 2-vjeçare është gjetur pa shenja jete në një bazen të vogël në shtëpinë e saj. Familja e ka dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare ku është konstatuar vdekja e saj. Prokurori i rastit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Rasti është cilësuar si hetim i vdekjes”, ka bërë të ditur Policia.