Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet e vdekur 69 vjeçarja që konsiderohej e zhdukur që 3 ditë

Foto: Koha / ilustrim

Kompania e Kërkim Shpëtimit e Gardës Kombëtare të Kosovës ka gjetur trupin e pa jetë të qytetares së zhdukur nga Mushnikova e Prizrenit.

Kjo ka ndodhur rreth orës 14:00, kur togu për kërkim në male, i kompanisë së kërkim shpëtimit i Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare (FSK), së bashku me Policinë e Kosovës dhe banorët lokalë, gjetën trupin e pa jetë.

B. Gj. nga fshati Mushnikovë i Prizrenit, e moshës 69 vjeçe ishte deklaruar e zhdukur që nga data 26.09.2019.

Artikuj të ngjashëm