Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për armëmbajtje pa leje në fshatin Neqavc të Hanit të Elezit.
Te A.V. 38-vjeçar dhe R.V. 34-vjeçar, policia gjeti dhe konfiskoi
- 2 armë të gjata AK-47 me një karikator
- 2 armë të gjata M-48 prodhim jugosllav
- 1 armë e gjatë M-67
- 1 armë e gjatë gjysmë automatikë
Edhe
Policia arreston dy persona që gjuajtën me armë në aheng familjar
Të gjitha armë kanë qenë të zbrazëta-pa municion dhe të njëjtat janë gjetur të groposura në tokë në tri lokacione.
Është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj, ku pas konsultimit me prokurorin e shtetit, i dyshuari A.V. dërgohet në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër lirohet në procedurë të rregullt.
Artikuj të ngjashëm