Tre fëmijë të cilët janë raportuar të humbur në Bardhosh të Prishtinës, janë gjendur. Lajmin e ka konfirmuar për KOHËN, zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.
Ai ka thënë se rasti në Polici është lajmëruar nga babi i fëmijëve.
“Po, në ora 14:00, babai i tyre ka lajmëruar se kanë dal nga shtëpia në mëngjes tre fëmijë të tij të mitur dhe deri në atë kohë nuk dinte për vendndodhjen e tyre. Policia ka iniciuar rast. Në ora 20:20 fëmijët janë gjetur”, ka thënë ai.