Nënë e bijë, Sebjana Myzeqari 24 vjeç dhe Enisa 2 vjeç, janë gjetur shëndoshë e mirë në Britani të Madhe. Ato ishin raportuar të zhdukura, pasi për herë të fundit ishin parë vetëm më datë 2 prill në Doncaster, South Yorkshire, të Britanisë së Madhe.
Policia angleze kishte nisur kërkimet për gjetjen e shqiptares dhe vajzës së saj të mitur dhe ishin shprehur të shqetësuar për sigurinë e tyre.
Por, për fat të mirë, BBC raporton se nënë e bijë janë gjetur mbrëmjen e së enjtes dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore, transmeton Dita. Nuk ka informacione të tjera rreth vendndodhjes ku u gjetën dhe përse kishin humbur gjurmët.
Sebjana Myzeqari shkoi 3 vite më parë në Doncaster dhe jetonte në një shtëpi në Chequer Road. Alarmin për zhdukjen e saj dhe të vajzës e dha personi që i kishte dhënë shtëpinë me qira.
-
Zhduket nëna shqiptare me të bijën 2 vjeçare në Angli
-
Policia po heton zhdukjen e dy vajzave në Prishtinë e Podujevë
-
Gjendet shëndosh e mirë britanikja që u zhduk para 52 vjetësh
-
Raportohen të zhdukura dy të mitura
-
Foshnja e gjetur në Londër në janar, motër me dy foshnjat e tjera të braktisura më herët