Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjenden mjete shpërthyese në Preoc të Prishtinës

Disa mjete shpërthyese janë gjetur në një vend punishte në fshatin Preoc të Prishtinës.

Siç ka bërë të ditur Policia, menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për t’u siguruar nga rreziku i shpërthimit eventual.

“Në vendngjarje po ashtu janë ftuar edhe ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, të cilët aktualisht po vazhdojnë punën deri në pastrimin e plotë të perimetrit të siguruar nga ana e policisë”, ka thënë zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Artikuj të ngjashëm