Në fshatin Vraniq në Suharekë një person ka gjetur katër granata dore të martën.
Ankuesi ka raportuar rastin në Policinë e Kosovës.
Siç ka bërë të ditur Policia, është siguruar vendi i ngjarjes, ndërsa njësia për deminim e FSK-së i ka asgjësuar granatat në mënyrë të kontrolluar dhe pa incidente.
“Fshati Vraniq, Suharekë 13.09.2022-11:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar Policinë se ka hasur në disa mjete të dyshimta (të pashpërthyera). Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes derisa njësia për deminim e FSK-së ka asgjësuar në mënyrë të kontrolluar 4 granata dore pa ndonjë incident”, thuhet nga Policia.
Artikuj të ngjashëm
-
Doli për të punuar prapa shtëpisë, hasë në granatë dore brenda oborrit
-
Gjenden dy granata dore skaj një rruge në Suharekë
-
Vushtrriasi gjen një granatë dore, Policia e shpërthen në mënyrë të kontrolluar
-
Gjenden dy granata dore në një mal të Ferizajt
-
KFOR-i dhe FSK-ja asgjësojnë një granatë në Samadraxhë