Një qytetar i Prishtinës është ankuar në Polici se në hyrje të shtëpisë së vet ka gjetur një letër kërcënuese, transmeton Koha.net.
Rasti, thotë raporti nga Policia, ka ndodhur në rr. “Bajram Kurti”.
Ankuesi, mashkull K-Shqiptar ka thënë se letra kishte përmbajtje kërcënuese për atë dhe familjen e tij.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.