Gjashtë persona, mes tyre tre fëmijë janë lënduar në një kënd lojërash në Skënderaj.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur të shtunën, pasi kanë rënë nga luhatësja e cila është prishur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Raportohet se gjashtë persona, pesë femra dhe një mashkull - tre të mitur, kanë pësuar lëndime trupore pasi që është prishur luhaja dhe janë rrezuar”, thuhet në njoftim.
Të lënduarit janë dërguar fillimisht në Qendrën emergjente në Skënderaj e me pas, tre prej tyre janë dërguar në Spitalin e Mitrovicës. Lidhur me rastin, janë intervistuar dy të dyshuar, pronari dhe punëtori i lojërave dhe e me pas me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.