Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjashtë raste dhune në familje për 24 orë

Foto: Stock

Në 24 orët e fundit në Kosovë, janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje, është bërë e ditur përmes raportit ditor të Policisë.

Rastet kanë ndodhur në pesë qytete të ndryshme, pasi dy janë shënuar në Pejë. Në Drenas, Prizren, Klinë dhe Gjakovë janë raportuar rastet tjera.

Në rastin e Prizrenit, viktima është dashur të marrë trajtim spitalor, përcjell KP-ja të dielën.

Sipas njoftimit, të dyshuarit janë ndërguar në mbajtje me vendim të prokurorëve.

Artikuj të ngjashëm