Gjykata Themelore e Prizrenit ka shpallur aktgjykim ndaj të akuzuarit me inicialet S.B.
I akuzuari me iniciale S.B. nga fshati Jeshkove i Prizrenit është dënuar me gjashtë muaj burgim për rrahje të bashkëshortes së tij me iniciale K.B.
Rasti kishte ndodhur më 30 shtator të vitit 2016 kur rreth orës 15:00 ka përdorur forcën ndaj të dëmtuarës. Pas një mosmarrëveshje i njëjti fillimisht përdori fjalë ofenduese ndaj bashkëshortes, të cilën e kishte gjuajtur me një gotë qelqi, por nuk kishte arritur ta qëllojë, më pas e ka rrahur.
Artikuj të ngjashëm
-
Tetë muaj burgim personit që rrahu nënën e tij në Prizren
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit që rrahu bashkëshorten e djalit
-
Një vit burgim për prizrenasin që rrahu bashkëshorten e tij
-
Paraburgim ndaj ferizajasit që rrahu bashkëshorten
-
Dënohet me tetë muaj burgim dhe 400 euro gjobë për dhunë në familje një person në Prizren