Me tetë muaj burgim dhe 400 euro gjobë Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar R.K. për veprën penale dhunë në familje. I pandehuri më 23 maj të këtij viti kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij, duke e akuzuar se po e tradhton.
Këtë vepër ai thuhet se e ka bërë në prani të fëmijëve, njofton Gjykata.
“Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar. Gjithashtu, gjyqtari i procedurës, të akuzuarit R.K., pas shpalljes së aktgjykimit, i ka vazhduar paraburgimin dhe atë nga data e ndalimit me datë 23.05.2021 e deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit”, thuhet në njoftim.
-
Tetë muaj burgim personit që rrahu nënën e tij në Prizren
-
Një muaj paraburgim për personin që ushtroi dhunë ndaj gruas në Prizren
-
Një vit burgim për prizrenasin që rrahu bashkëshorten e tij
-
8 muaj burgim dhe 100 euro gjobë për keqtrajtimin psikik që i shkaktoi nënës
-
Një vit burgim prizrenasit për dhunë në familje dhe dëmtim prone