Njësitë e FSK-së për kërkim shpëtim në ujëra, sot kanë gjetur trupin e pajetë të 76 vjeçarit B.U.
Trupi i viktimës është gjetur në ujërat e lumit Lumbardh, pranë fshatit Grabanicë të Klinës.
“Ushtarakët e Kërkim-Shpëtimit në Ujëra të FSK-së, pas një operacioni të gjerë kërkimi në Lumin Lumbardh, lokacioni Grabanicë, nga ora 13:30 deri në orën 16:00, kanë arritur të nxjerrin nga uji trupin e pajetë të personit B.U. (76) nga Bokshiqi i Klinës”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Sipas njoftimit, trupi i viktimës i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe Mjekësisë Ligjore për procedura të mëtejshme.
Artikuj të ngjashëm
-
Ishte raportuar e zhdukur nga familjarët, gjendet e vdekur në lumin Lumbardh një grua
-
Gjendet pa shenja jete në lumin Klina një 66-vjeçar, ishte zhdukur dy ditë më parë
-
Gjendet e pajetë në lumin Lumbardh gruaja e zhdukur prej dy ditësh në Deçan
-
Detaje nga gjetja e 65-vjeçares pa shenja jete në Lumbardh
-
Gjendet trupi i pajetë i 33-vjeçarit në Liqenin e Ujmanit