Një person ka festuar me të shtëna me armë në dasmë, por përfundoi në arrest. Këtë e bën të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj të sotshëm.
Raporti saktëson se në fshatin Kërpimeh të Podujevës, dje, 23 gusht një i dyshuar, mashkull, shqiptar i Kosovës, gjatë një ahengu familjar kishte shtënë në ajër, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë pas, policia ka konfiskuar armën me të cilën ishtë shtënë, një AK-47, ndërsa të dyshuarin e kishte arrestuar. Por pas intervistimit me vendim të prokurorit ai është liruar në procedurë të rregullt.