Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Fëmijët gjejnë granatë dore teksa loznin në Hajvali

shirirti

Një granatë dore është gjetur nga disa fëmijë në Hajvali të Prishtinës në mesditën e së hënës, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, mjeti i dyshimtë u gjet teksa fëmijët ishin duke lozur.

Policia ka thënë se e ka siguruar vendin e ngjarjes dhe aty kanë dalë njësitet e KFOR-it dhe FSK-së për deminim, që e kanë tërhequr mjetin në mënyrë të sigurt.