Kronikë

Familjarët e 32 vjeçarit të vrarë në Çifllak thonë se ai s’kishte probleme me askënd

Naser Murselajt është gjetur i vdekur mëngjesin e së enjtes në fshatin Çifllak të komunës së Rahovecit.

Sipas informacioneve të Kohavisionit 32-vjeçari nga fshati Çifllak i komunës së Rahovecit është vrarë në një vend tjetër, e më pas është sjellë në oborrin e shtëpisë që gjendet prapa meje, raporton KTV.

Familjarët thonë se i ndjeri nuk kishte probleme me askënd dhe se kur e kanë gjetur trupin, nuk ka pasur asnjë shenjë gjaku.

Ndërkaq zyrtarë të Policisë së Kosovës me të dalë në vend të ngjarjes kanë konfiskuar edhe një armë zjarri, me të cilën dyshohet të jetë bërë vrasja.

Policia ka thënë se po i vazhdon hetimit, ndërsa ende nuk dihen motivet e kësaj vrasjeje.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë njofton se sot, në orët e para të mëngjesit pikërisht rreth orës 06:00, në fshatin Çifllak, Komuna e Rahovecit, është gjetur një trup i pajetë, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Viktima N.M., ishte 32 vjeç dhe trupi i të njëjtit është gjetur në oborrin e shtëpisë së tij”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë në Gjakovë.