Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Edhe dy raste të rrahjes së grave nga burrat e tyre në 24 orët e fundit

Foto: Ilustrim

Fenomeni i dhunës në familje nuk ka të ndalur.

Edhe një burrë, në 24 orët e fundit është arrestuar e është dërguar në mbajtje, pasi ka rrahur gruan dhe dy fëmijët e tij.

Rasti ka ndodhur në Podujevë, më 17 gusht, në orën 12:35.

Policia njofton se është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe dy fëmijët.

“Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Një tjetër rast dhune ndaj gruas është shënuar në fshatin Shkozë të Prizrenit.

Edhe Ushtron dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe dy fëmijëve të tij në Podujevë, arrestohet Kronikë Ushtron dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe dy fëmijëve të tij në Podujevë, arrestohet

Mëngjesin e 17 gushtit, në Polici “viktima ka raportuare se është sulmuar fizikisht nga burri i saj”.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”.