Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona tjerë si të dyshuar për inskenimin e aksidenteve në Gjilan.
Njësitet e hetimeve rajonale gjatë analizimit të provave kanë identifikuar SH.O dhe R.G. si të dyshuar të inkriminuar në veprat penale “Legalizim i përmbajtjes së pavërtetë” dhe “Manipulim me prova”.
Mënyra e të vepruarit dhe modalitetet e inskenimit të aksidenteve nga, këta dy të dyshuar kanë qenë të natyrës së njëjtë me tetë të dyshuarit e përfshirë në raportin e parë të përpiluar në lidhje me këtë çështje.
Të dyshuarit Sh. O. (1973) dhe R.G.(1989) që të dy shqiptar shtetas të Kosovës janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës. Bazuar në dokumentimin e më sipërm Prokurori i shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin ndaj të dyve në afat prej 48 orësh.
Hetimet do të zgjerohen edhe në drejtim të të dyshuarve të tjerë të implikuar në veprat e ngjashme penale të po të njëjtës natyrë në lidhje me aksidentet e inskenuara.
Hetimet janë duke u kryer nga policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale Drejtoria e Policisë së Kosovës në Gjilan.
-
Zbulohet rrjeti që bënte “biznes” duke inskenuar aksidente
-
Policia zbulon grupin e inskenuesve të aksidenteve në tërë Kosovën
-
Arrestohen dy persona në Gjilan të dyshuar për dhunim
-
Edhe tre të arrestuar në Gjilan, nën dyshimin për keqpërdorim të kartelave bankare
-
Arrestohen 2 persona në Gjilan, mashtruan disa qytetarë duke i futur në obligime kontraktuale