Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

E zuri ashensori, vdiq një 17-vjeçar në Sarandë

Një 17-vjeçar ka vdekur orët e para të së shtunës në një lokal të Sarandës.

Ai ishte i punësuar si ndihmëskamarier dhe ka vdekur si pasojë e shkëputjes së kavos së ashensorit.

Ai është zënë poshtë nga ashensori, duke marrë plagë që i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme, raportoi A2.

Policia ka arrestuar në flagrancë 43-vjeçarin me iniciale L.A., banues në Sarandë pasi akuzohet për veprën penale ”shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, kurse është shpallur në kërkim edhe pronari i lokalit.