Gjatë ditës së djeshme në Podujevë, në rrugën “Zahir Pajaziti” ka ndodhur një grabitje.
Sipas raportit policor, një i dyshuar është arrestuar pasi bashkë me një tjetër të dyshuar kanë sulmuar fizikisht një tjetër mashkull me ç’rast edhe i kanë vjedhur 500 euro.
Policia ka bërë të ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore me ç’rast edhe është dërguar për tretman mjekësor.
Ndërkaq, me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati.
Artikuj të ngjashëm
-
Qytetarit nga Podujeva i merren me forcë 50 euro
-
Një i arrestuar për grabitje të armatosur në Podujevë
-
Tentim vrasje dhe grabitje në Podujevë, arrestohen dy të dyshimtë
-
Arrestohen dy persona në Podujevë, dyshohen për rrëmbimin e një personi
-
Rrahje mes disa personave në Podujevë, plagoset njëri me armë zjarri