Në fshatin Caparc të Prizrenit, dje në orën 10:30, është raportuar për një rast të “lëndimit të lehtë trupor”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka hyrë në klasë në një shkollë të mesme nga klasa ka nxjerrë viktimën mashkull K-Shqiptar të moshës së mitur dhe në korridorin e shkollës e ka sulmuar fizikisht. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Policia, raporton Koha.net.
Ndërkaq, dyshohet se shkak i incidentit është një mosmarrëveshje e mëhershme në mes të viktimës dhe një familjari të dyshuarit, po ashtu nxënës i kësaj shkolle.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm
-
Nxënësi pëson lëndime trupore nga sulmi brenda objektit shkollor
-
Arrestohet një i mitur në Fushë-Kosovë, dyshohet për sulm ndaj bashkëmoshatarit
-
Dyshohet se sulmoi një 11-vjeçar në oborrin e shkollës, arrestohet i dyshuari në Deçan
-
Arrestohet i mituri pasi sulmoi me mjet të mprehtë një të mitur tjetër
-
Dyshohet se dhunoi të miturën, arrestohet