Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

E mitura sulmon policinë

Një e mitur është arrestuar të hënën në fshatin Llapushnik të Drenasit, pasi kishte sulmuar zyrtarët policorë.

Sipas njoftimit nga policia, e dyshuara ishte në një automjet të ndaluar përskaj rrugës dhe gjatë verifikimit ka sulmuar dhe penguar njësitin policor në kryerjen e detyrës zyrtare. E dyshuara ishte pasagjere në automobilin e ndaluar.

Pas intervistimit, ajo është liruar.