Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

E kërcënojnë me familje, nëse nuk u sjell narkotikë ose para

Policia e Kosovës në raportin e saj të sotshëm bën të ditur se një mashkull, shqiptar, shtetas i Kosovës, kishte informuar se dje, në Istog, gjashtë të dyshuar meshkuj, po ashtu shqiptarë të Kosovës, e kishin kërcënuar që t’iu sjellë sasi të narkotikëve ose një shumë të parave, në të kundërtën i rrezikohet familja, transmeton Koha.net.

Në lidhje me rastin janë intervistuar të dyshuarit si dhe është informuar prokurori kompetent. Por, në raportin e Policisë nuk saktësohet nëse ka të arrestuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo