Policia e Kosovës ka njoftuar se në Leposaviq ka arrestuar një të dyshuar për sulm seksual dhe fotografim e incizim të paautorizuar.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë ai dyshohet se e ka incizuar të dashurën e tij në kohën sa ajo ishte duke fjetur dhe i kishte shpërndarë videot në rrjetet sociale.
“Dyshohet se viktima f/s, shtetase e Serbisë kishte shkuar në shtëpinë e të dashurit të saj m/k, i cili kishte shfrytëzuar rastin deri sa viktima ishte në gjumë i kishe bërë disa incizime të cilat më pas i kishte shpërndarë në rrjete sociale”, thuhet në raportin e Policisë. I dyshuari thuhet se me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një i dyshuar për sulm seksual
-
Shpërndau video me përmbajtje të abuzimit seksual me fëmijë, lirohet në procedurë të rregullt
-
Dërgohet në mbajtje i dyshuari për ngacmim e incizim të një vajze në Prishtinë
-
Theri gruan me të cilën bashkëjetonte, arrestohet
-
Dyshohet për abuzim seksual të një vajze dhe shpërndarjen e videos, arrestohet