Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dyshohet se policët e humbur mund t’i ketë bartur rrjedha e lumit në Maqedoni

Dy persona, njëri 28 e tjetri 25-vjeçar, pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë zhdukur, pas një aksidenti që ka ndodhur të shtunën mbrëma në Magjistralen Hani i Elezit – Kaçanik.

Vetura e tyre kishte humbur kontrollin dhe ka rënë në Lumin Lepenc, raporton KTV.

Menjëherë, ekipet emergjente dhe Policia e Kosovës kishte dalë në vendin e ngjarjes, por pas gati 12 orë kërkimi, trupat e dy policëve vazhdojnë të mbesin të zhdukur.

Ndërsa është gjetur deri tash vetëm vetura e tyre. Pjesëtarët e FSK-së e Policisë së Kosovës janë ende në terren, derisa në funksion janë futur edhe helikopterë e dronë.

Në vendin e ngjarjes, ka dalë edhe ministri i Punëve të Brendshme e Ushtrues i Detyrës së drejtorit të Policisë së Kosovës, të cilët kanë shprehur gatishmërinë e institucioneve për gjetjen e policive.

Kanë thënë se shkaqet e aksidentit ende nuk dihen.

Edhe Dyshohet se policët e humbur mund t’i ketë bartur rrjedha e lumit në Maqedoni Video Dyshohet se policët e humbur mund t’i ketë bartur rrjedha e lumit në Maqedoni

Në terren kanë dalë edhe kryetari i Hanit të Elezit dhe ai i Kaçanikut.

Në kërkim të dy policëve, janë edhe banorët e kësaj ane, të cilët janë organizuar vullnetarisht.