Një mjet i dyshimtë, që dyshohet se është shpërthyes është gjetur të dielën në mesditë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci e ka konfirmuar rastin për KOHËN duke thënë se me të marrë informatën, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë.
“Rreth orës 12:00 është pranuar informata se në lagjen "Bregu i Diellit" në Prishtinë është gjetur një mjet i dyshimt që dyshohet të jetë mjet shpërthyes. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme të sigurisë”, ka thënë Borovci.
Pritet që njësia për menaxhimin e mjeteve shpërthyese ta konfirmojë nëse mjeti i gjetur është shpërthyes.