Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dyshohet për dhunimin e një 12-vjeçareje në Ferizaj

Një grua nga Ferizaj ka raportuar në Polici të hënën se vajza e saj 12-vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.

Sipas njoftimit të Policisë të martën, viktima është gjetur ndërkaq është arrestuar një i dyshuar.

Policia po e trajton rastin si dhunim.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e moshës 12 vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dinte për vendndodhjen e saj. Njësitë policore kanë arrite të gjejnë viktimën. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm