Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Mbi dy vjet burgim për posedim dhe shpërndarje të substancave narkotike

Foto: Koha / ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë ka dënuar me dy vjet e tre muaj burgim të pandehurin V.K për vepër penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope dhe analoge

Të pandehurin V.K, gjykata e shpalli fajtor për shkak se me datë 06.02.2019, rreth orës 13:50, në magjistralen Pejë – Mitrovicë, pikërisht në fshatin Staradran, Komuna Istog, me automjetin e marrë me qira, pa autorizim e me qëllim shitjeje transporton narkotik të llojit “Marihuan” me peshë bruto prej 26.371.3 kg, në atë mënyrë që gjatë patrullimit të policisë, të njëjtit vërejnë të pandehurin dhe e përcjellin në distancë prej 3 km ku në një moment edhe fillon të largohet me vrull, por pas një kohe të shkurtër ndalohet dhe pas kontrollimit të automjetit, në bagazh gjenden tetë paketime të mbështjella me ngjitës izolues me ngjyrë kafe me substancë narkotike të llojit “Marihuan”.

Ndaj të pandehurit gjykata shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje prej dy vite e tre muaj, e në të cilin dënim me burg i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, dënim me gjobë në shumë prej 2.000 euro si dhe dënim plotësues konfiskim i substancës narkotike.

Sipas njoftimit, i pandehuri është obliguar që në emër të shpenzimeve të procedurës penale, gjykatës të ia paguaj shumën prej 50 euro në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor shumën prej 50 euro, si dhe në emër të kompensimit për viktimat e krimit shumën prej 50 euro.

Pas shpalljes së aktgjykimit të pandehurit i është ndërprerë paraburgimi dhe i njëjti është lëshuar të mbrohet në liri dhe është detyruar që deri në përfundim të procedurës ta njoftoj gjykatën për çdo ndryshim të adresës.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.