Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy vdekje të dyshimta në Prizren dhe Shtërpcë

Foto: Ilustrim

Foto: Ilustrim

Dy vdekje të dyshimta janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit nga Policia, në Prizren ka vdekur një burrë. Policia thotë se përderisa ishte duke luajtur futboll, atij i është keqësuar gjendja shëndetësore. Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.

Ndërkaq në Shtërpcë në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete një burrë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.

 

Artikuj të ngjashëm