Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy vatra zjarri përfshijnë Vlorën

Dy vatra të mëdha zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në Vlorë në zonën e Orikumit dhe Cerkovinës.

Zjarrfikësit kanë shkuar me urgjencë në Orikum për të lokalizuar flakët pasi ato ishin shumë pranë banesave të zonës, ndërsa në Cerkovinë ndërhyrja nga toka ishte e vështirë për shkak të terrenit të thyer.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zjarret kanë djegur një sipërfaqe të madhe me shkurre dhe drurë dhe janë arritur të shuhen rreth orës 03:00.

Këto zjarre vihen nga banorët për djegien e barërave të këqinj, por përhapen si pasojë e erës. Gjatë shtatorit dhe tetorit ka pasur më shumë vatra zjarri se gjatë verës/A2CNN.