Dy persona kanë mbetur të vrarë në qytetin e Durrësit gjatë mbrëmjes së sotme. Sipas Policisë, viktimat janë D. Sh. dhe A. A, raporton TCh.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:55, në lagjen nr. 14, Nishtulla, Durrës, në rrugën afër tregut të perimeve.
Sipas njoftimit të policisë janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona në një perimetër të gjerë për të bërë të mundur kapjen e autorëve. Bëhet e ditur se ndaj dy viktimave është qëlluar nga një makinë që po lëvizte dhe ka kaluar pranë tyre.
Për zbardhjen e ngjarjes, në ndihmë të grupit hetimor po shkojnë specialistët e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy të vrarë në Durrës, autori në kërkim
-
Vdesin dy fëmijë e një tjetër lëndohet rëndë në Durrës, vetura i goditi gjersa po luanin në trotuar
-
Policia po i heton dy raste të vdekjeve që kanë ndodhur në 24-orët e fundit
-
Dy të vdekur dhe 15 të lënduar nga aksidenti i autobusit në autostradën Durrës-Tiranë
-
Humb jetën në Durrës një fëmijë 11-vjeçar