Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy të vdekur në një aksident në Drenas

Dy persona kanë humbur jetën në një aksident në fshatin Gllobar të Drenasit.

Sipas njoftimit, dy vetura janë përfshirë në një aksident ku dy persona për të cilët dyshohet se janë një grua dhe një fëmijë i moshës 7-vjeçare kanë humbur jetën dhe tre kanë pësuar lëndime.

e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore ndërkaq të lënduarit janë dërguar në QKUK – Prishtinë, për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka njoftuar Policia.